Foto nga VCG
Në raportin e fundit të publikuar nga ITU-ja, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23 vende në renditjen globale të sigurisë kibernetike, krahasuar me raportin e mëparshëm.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bën të ditur se aktualisht, Shqipëria, bazuar në pikët e performancës, renditet në vendin e 57-të në nivel global, nga vendi i 80-të që ishte më parë, dhe ka përmirësuar pozicionin e saj në Europë duke u ngjitur nga vendi i 40-të në vendin e 30-të, përcjell “ATSH”.
Pikët janë rritur nga 64.32 në 86.51 (+22.19 pikë), duke e bërë Shqipërinë pjesë të grupit “Tier 2”, që përfshin vendet që po avancojnë shpejt në fushën e sigurisë digjitale, duke treguar përkushtimin e saj për të përballuar sfidat globale të sigurisë kibernetike.
Ky progres është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Shqipërisë për të përballuar sfidat digjitale dhe për të përmirësuar mbrojtjen kibernetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. (Elona)