Foto nga VCG
Nëntë persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë pasi pajisjet e dorës të komunikimit, të përdorura nga anëtarët e grupit të armatosur Hezbollah shpërthyen në të gjithë Libanin. Ambasadori i Iranit në Liban ishte mes 3 mijë personave të tjerë që u plagosën nga shpërthimet e njëkohshme në Bejrut dhe disa rajone të tjera.
Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, tha se pajisjet i përkisnin punonjësve të njësive dhe institucioneve të ndryshme të Hezbollahut dhe konfirmoi vdekjen e 9 luftëtarëve, shkruan “Panorama”.
Grupi fajësoi Izraelin për atë që e quajti agresion kriminal dhe u zotua se do të merrte hak. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.
Në deklaratën e tij të fundit të mërkurën, Hezbollah tha se do të vazhdonte operacionet në mbështetje të Gazës. (Elona)