foto nga CFP
Linjat ajrore që i përkasin grupit “Lufthansa” dhe “Air France” kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Teheranit për arsye sigurie, njoftuan kompanitë.
Të paktën nëntë persona u vranë dhe rreth 3000 u plagosën në shpërthime të koordinuara të pajisjeve portative të telekomunikacionit në Liban të martën në mbrëmje, shkruan “ATSH”.
“Linjat ajrore që i përkasin grupit “Lufthansa” kanë pezulluar të gjitha lidhjet me dhe nga Tel Aviv dhe kryeqyteti iranian Teheran deri të paktën të enjten. Gjatë kësaj periudhe, hapësira ajrore izraelite dhe iraniane do të anashkalohet gjithashtu nga të gjitha linjat ajrore të grupit”,- njoftoi kompania.
Grupi “Lufthansa” vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe do ta vlerësojë atë më tej në ditët në vijim. Pasagjerët do të jenë në gjendje të rezervojnë falas ose të marrin një rimbursim të plotë.
“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve tanë. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazheve tona është gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, - bëri të ditur kompania. (Elona)