"Në krahasim me shokët e mi që sakrifikuan jetën e tyre, unë tashmë jam shumë i lumtur..."
Në vitin 1995 Xu Jianhong shoqëroi në spital babanë e saj të sëmurë rëndë, Xu Kaiyin.
I moshuari i la këto fjalë të fundit.
Në momentet e fundit të jetës së tij, veterani Xu Kaiyin i dorëzoi një dorëshkrim që ai e kishte shkruar bazuar në përvojën luftarake, duke i kërkuar asaj të vazhdonte me "përhapjen e kulturës revolucionare". Që atëherë, Xu Jianhong ka vazhduar përhapjen e kulturës revolucionare nëpërmjet shkrimit të historive të rrëfyera, materialeve video të xhiruara etj.
Foto nga Xinhua
Xu Jianhong sot është anëtare e Shoqatës së Vullnetareve të Grave në Distriktin Haizhou, Qyteti Lianyungang, Provinca Jiangsu. Ajo merr pjesë në projektet e vullnetarizmit të promovimit të kulturës revolucionare.
Për të përmbushur dëshirën e papërfunduar të babait, Xu Jianhong u bë vullnetare e promovimit të kulturës së kuqe. Ajo rishkroi disa shfaqje, bazuar në dorëshkrimet e babait dhe performoi më shumë se 300 herë.
Në vitin 2013 Xu Jianhong mësoi se Salla Përkujtimore e Revolucionit në Lianyungang po rekrutonte vullnetarë për projektin e shpëtimit të historive gojore të veteranëve. Ajo u regjistrua menjëherë, duke u bërë vullnetarja e parë e sallës përkujtimore.
Projekti i shpëtimit të rrëfimeve gojore u përball me shumë vështirësi. Për shkak të kalimit të kohës, disa nga zonat e luftës së veteranëve kishin ndryshuar emrat e tyre. Xu Jianhong mund të pyeste banorët për emrat e dikurshëm vendas, vetëm në bazë të udhëzimeve të përgjithshme. Disa nga veteranët që morën pjesë në historitë gojore, kishin një theks të fortë lokal, ndaj Xu Jianhong ftoi përkthyes për të mbajtur shënim fjalët e tyre.
Intervistimi i veteranëve është si një garë me kohën. Në vitin 2020 Xu Jianhong mori detyrën për të intervistuar 20 veteranë. Në një rast, ajo dhe ekipi i saj nxituan shumë për të shkuar në një fshat, por mësuan se subjekti i intervistës sapo kishte ndërruar jetë. Kjo e bëri atë të ndihej jashtëzakonisht e penduar, por edhe të nxitonte akoma më shumë me projektin.
Foto nga Xinhua
Dorëshkrimet e zverdhura mbajnë të regjistruara emrat dhe qytetet e shokëve të rënë. Ato dikur përdoreshin për të transferuar inteligjencën nëntokësore. Disa objekte të vjetra që pashë teksa bisedoja me veteranët, flisnin për historitë e luftës të ngulitura thellë në histori.
Disa nga vullnetarët që iu bashkuan fillimisht Xu Jianhong, me kalimin e kohës u larguan, por ajo vazhdonte të këmbëngulte. "Intervistimi i veteranëve është si të bëj një bisedë me babanë tim.” tha Xu Jianhong.
Xu Jianhong së bashku me vullnetarët intervistuan gjithsej 337 veteranë dhe paraardhës revolucionarë. Ata mblodhën 21.560 minuta materiale video, më shumë se 2.000 relike kulturore revolucionare dhe përpiluan tre libra mbi historinë gojore.
Në vitin 2019, në Konkursin e parë të Tregimit të Kuq në Jiangsu, Xu Jianhong tregoi historinë me titull "Trashëgimia e besimit", e cila emocionoi të gjithë gjyqtarët dhe audiencën. Në fund ajo fitoi medaljen e artë.
Kjo histori u zbulua nga Xu Jianhong, nga diktimi dhe shënimet e babait të saj gjatë jetës së tij, si dhe nga bisedat me bashkëluftëtarët. Xu Jianhong rrëfeu historinë revolucionare të familjes së saj, që nga koha kur gjyshi Xu Tingyou vdiq heroikisht teksa merrte pjesë në detyrat e fshehta të partisë, e deri kur babai Xu Kaiyin iu bashkua me vendosmëri revolucionit në moshën 16-vjeçare.
Foto nga Xinhua
Në vitin 2017, Xu Jianhong u regjistrua për t'u bërë një vullnetare komentatore në Sallën Përkujtimore të Revolucionit Lianyungang. Sot ajo është 47 vjeç dhe është komentatorja më e vjetër. Me entuziazëm dhe besim, ajo mësoi përmendësh më shumë se 10.000 shpjegime fjalësh. Që atëherë, pothuajse për çdo fundjavë dhe çdo festë, ajo jep shpjegime për vizitorët në sallën përkujtimore si vullnetare.
“Ideja ime është shumë e thjeshtë. Unë dua që sa më shumë njerëz të kuptojnë historinë e qytetit tim, të kujtojnë gjakun dhe jetën e paraardhësve tanë.” tha Xu Jianhong.
Xu Jianhong doli vullnetare jo vetëm për të shpjeguar, por gjithashtu trajnoi edhe shumë "komentatorë të vegjël ", përfshirë vajzën dhe mbesën e saj.
Që nga viti 2019, vajza e Xu-së Yan Yuezi është përfshirë në vullnetarizmin pas pune, për të trashëguar dhe promovuar kulturën. Nëna dhe vajza themeluan seancën e ndarjes së tregimeve revolucionale "Grupi i Fëmijëve Xinghuo" për të inkurajuar fëmijët të mësojnë të rrëfejnë historitë revolucionale.
12-vjeçarja Cao Yiwen është pasardhësja e një revolucionari . Xu Jianhong e ndihmoi të organizonte dhe rishkruante historitë e heronjve të familjes së saj. Cao Yiwen vendosi të vazhdojë vullnetarizmin për të trashëguar historinë e vendlindjes.
"Fëmijët janë e ardhmja e atdheut. Ata prekin historinë dhe mund ta trashëgojnë atë," tha Xu Jianhong. (Çang Çuo)