CFP
Festivali i Mesvjeshtës përkon më 15 gusht, sipas kalendarit bujqësor (më 17 shtator të vitit 2024). Si një nga katër festivalet kryesore tradicionale në Kinë, ai filloi nga adhurimi i lashtë dhe aktivitetet flijuese të Hënës. Përveç kësaj, është edhe një moment i rëndësishëm bashkimi familjar.
Festivali i Mesvjeshtës zhvillohet në fazën e mesme të vjeshtës, në kohën e ndërrimit të klimës. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, vjeshta i përket arit, i cili është elementi kryesor i përmbajtjes dhe solemnitetit dhe lidhet me mushkëritë në trupin e njeriut. Në këtë stinë, duhen konsumuar dardha, zambakë, kërpudha të bardha, fara lotusi etj, për të ushqyer mushkëritë dhe trupin.
CFP
Pas Festivalit të Mesvjeshtës, temperaturat fillojnë bien gradualisht. Yang, energjia pozitive e trupit, gjithashtu fillon të tërhiqet. Mund të hani fara susami të zi, arra, manaferra ujku dhe ushqime të tjera, për të ushqyer energjinë negative Yin-in të veshkave.
Embëlsira tradicionale e Festivalit të Mesvjeshtës - Torta e Hënës.Fillimisht Torta e Hënës ishte një ushqim adhurimi. Më vonë u shndërrua në simbolin e bashkimit familjar. Torta tradicionale e Hënës përfshin fara lotusi, susam të zi, arra, të cilat mund të ushqejnë mushkëritë dhe trupin tonë.
Zakonet tradicionale të Festivalit të Mesvjeshtës përfshijnë edhe shikimin e hënës në qetësi bashkë me familjarët, proces që jo vetëm mund të forcojë ndjenjat familjare, por mund të ruajë dhe qetësinë psikologjike duke favorizuar shëndetin tonë.
CFP
Përveç kësaj, gjatë festivalit mund të digjet temjan dhe të thuhen lutje për bekime. Djegia e temjanit jo vetëm pastron ajrin, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e humorit dhe lehtësimin e stresit, duke ruajtur shëndetin tonë. (Xu Guang)