Punëtorë (Foto ATSH)
Të dhënat nga anketa e Barometrit të Ballkanit 2024 treguan normë të lartë papunësie në mesin e të anketuarve në Shqipëri.
Nga 1000 të pyetur, 20% ishin të papunë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë nga të tjerët, shkruan “Panorama”.
Mesatarja rajonale e papunësisë në mesin e të anketuarve ishte 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezultoi në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, në Malin e Zi me 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë e Hercegovinë me 11%.
Në mesin e të anketuarve gjithashtu Shqipëria kishte vetëpunësimin 15%, niveli më i lartë në rajon, për rrjedhojë përqindjen më të ulët të të punësuarve me pagë.
Në 1000 persona të pyetur, 39% e tyre ishin të punësuar me pagë.
Nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, një përqindje e madhe në Maqedoninë e Veriut (21%) dhe në Serbi (28%) ishin pensionistë.
Në shqyrtimet tremujore të ecurisë së ekonomisë, Banka e Shqipërisë referoi se ka rritje më të ngadaltë të punësimit këtë vit. (Elona)