Foto nga RTSH
Në gjysmën e parë të këtij viti, shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova renditen të parët për nga numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian, krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.
Raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) thotë se 3778 kërkesa për azil u paraqitën për herë të parë në një vend të Bashkimit Europian nga shtetasit e Shqipërisë nga janari deri në qershor të këtij viti, bën të ditur “RTSH”.
Numri më i lartë i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria u regjistrua në Itali, Greqi dhe Francë.
Ndërkohë, sipas një raporti të Agjencisë Europiane të Statistikave EUROSTAT, shtetasit nga Shqipëria përbëjnë gjithashtu numrin më të lartë të lejeqëndrimeve të marra në një vend të Bashkimit Europian përgjatë vitit 2023 nga rajoni i Ballkanit, me 74.938 të tilla. (Elona)