Foto nga VCG
Panairi Ndërkombëtar i Kinës 2024 për Tregtinë e Shërbimeve u zhvillua në Pekin nga 12 deri më 16 shtator, duke u fokusuar në temën "Ndarja e ndërsjellë e shërbimeve globale".
85 vende dhe organizata ndërkombëtare ngritën pavionët e tyre në Panairin e Tregtisë së Shërbimeve të këtij viti. Prej tyre,13 vende dhe organizata ndërkombëtare organizuan për herë të parë ekspozita të pavarura offline, duke tërhequr më shumë se 450 nga 500 kompani lider të industrisë për të marrë pjesë. Gjatë panairit u arritën gati një mijë rezultate në shtatë kategori, duke përfshirë transaksione dhe investime me një pjesëmarrje kumulative prej afro 242.000 njerëz.
Li Jun, Drejtor i Institutit të Tregtisë së Shërbimeve të Ministrisë së Tregtisë, u shpreh se tregtia e shërbimeve është shumë e rëndësishme në tregtinë e jashtme. Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve ka forcë të madhe ndikuese në shoqëri dhe forcë të madhe tërheqëse për kompanitë. Arsyeja tjetër e rëndësishme është që përballë sfidave të shumta të situatës ekonomike globale, shpresojnë të shfrytëzojnë platformën e këtij panairi për të zgjeruar tregun dhe kërkuar mundësi.
Si grupi i dytë më i madh ekonomik global, njëkohësisht një vendi i madh i tregtisë së shërbimeve, hapërsira e zhvillimit dhe potenciali i tregtisë së shërbimeve është shumë i gjerë. Nga viti 2012 deri në vitin 2023, shpejtësia e rritjes së shërbimeve të Kinës ka qenë mesatarisht 6.2%, më e lartë se shpejtësia mesatare globale dhe më e lartë se shpejtësia e tregtisë së mallrave të Kinës.
Njëkohësisht, vlera e shtuar e industrisë së shërbimeve të Kinës ka zënë gjysmën e ekonomisë kombëtare për nëntë vite rradhazi. Si një event global i tregtisë, Panairi i Tregtisë së Shërbimeve në Kinë është gjithashtu një dritare në trendin e zhvillimit të industrisë së shërbimeve të Kinës.
Foto nga VCG
Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e shërbimeve të udhëtimeve të Kinës u rritën me 131.9% nga viti në vit, dhe importet u rritën me 41.5% nga viti në vit. Shërbimet e udhëtimeve janë kthyer në zonën më të madhe të tregtisë së shërbimeve të Kinës. Nga janari deri në korrik të këtij viti, numri i turistëve hyrës në Kinë u rrit ndjeshëm. 5.722 milionë të huaj erdhën në Kinë për turizëm dhe 3.803 milionë për aktivitete biznesi, një rritje vjetore përkatësisht 403% dhe 81,5%.
Për të përmirësuar nivelin e komoditetit për turistët që udhëtojnë në Kinë, prej këtij viti, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bashkuar forcat me departamentet përkatëse për të vazhduar përmirësimin e lehtësisë së pagesave, përmirësimin e politikave të vizave dhe zhdoganimit dhe përmirësimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse të turizmit hyrës. Gjatë Panairit të Tregtisë së Shërbimeve në Pekin, u realizua përdorimi i kartave të huaja bankare për të lëvizur në metro.
Li Jun, Drejtor i Institutit të Tregtisë së Shërbimeve u shpreh se tregtia e shërbimeve është e favorshme për lidhjen e zemrave të popujve dhe shërbimet komunitare të njerëzve. Vitet e fundit, tendenca e rikëmbëmbjes së tregtisë së shërbimeve turistike është e dukshme. Shumë turistë të huaj vizitojnë Kinën për të shijuar kulturën kineze. Çdo turist i huaj luan rolin e urës së shkëmbimeve kulturore midis Kinës e botës.
Foto nga VCG
Në gjysmën e parë të vitit, volumi total i importeve dhe eksporteve të shërbimeve të Kinës arriti në 3.6 trilion juanë, një rritje vjetore prej 14% dhe shkalla arriti një rekord të lartë historik për të njëjtën periudhë.
Zhou Nianli, profesor në Institutin Kërkimor të OBT-së të Kinës në Universitetin e Biznesit Ndërkombëtar dhe Ekonomisë, theksoi se këto vite Kina ka bërë përpjekje për të krijuar një mjedis të mirë ekologjik, të përshtatshëm për zhvillimin e tregtisë së shërbimeve. Politikat në fushat e zhvillimit të industrisë, nxitjes së shkencës, përmirësimit të mjedisit të biznesit, lehtësisë së tregtisë, nxisin zhvillimin e mirë të tregtisë së shërbimeve.
Kina po nxit zhvillimin e cilësisë së lartë të tregtisë së shërbimeve. Ky panair ndërkombëtar, jo vetëm që tregoi arritjet më të fundit në zhvillimin dixhital, inteligjent dhe të gjelbër të tregtisë së shërbimeve të Kinës, por gjithashtu pasqyroi vendosmërinë e Kinës për t'iu përmbajtur hapjes dhe forcave të mëdha të bashkëpunimit global në tregtinë e shërbimeve.
Falë çdo transaksioni, marrëveshjeje dhe arritjeje, duke ndarë mundësitë e zhvillimit dhe duke promovuar bashkërisht zhvillimin e hapur, dera e Kinës drejt botës po hapet gjithnjë e më shumë, ndaj mundësitë e hapjes së Kinës po i sjellin përfitime botës. (Çang Çuo)