Marrëveshja për emigrantët, kryeministrja italiane: Pritja në Shqipëri nis pas disa javësh
2024-09-18 11:23:35

Foto nga VCG

Kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi se Italia po punon me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin për emigrantët me Shqipërinë, duke theksuar se e gjithë bota ishte e fokusuar në këtë iniciativë.

“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë projekt”,- deklaroi Meloni gjatë takimit me homologun britanik, Keir Starmer, shkruan “ATSH”.

“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”,- theksoi ajo. (Elona)