Foto nga CFP
Nëntë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në Bejrut dhe zona të tjera të Libanit të martën, pas shpërthimit të pajisjeve të tyre 'pagers' – pajisje dore që Hezbollahu dhe të tjerët në Liban përdorin për të dërguar mesazhe, raportuan disa media referuar Ministrinë libaneze të Shëndetësisë.
Minimalisht 200 persona nga rreth 2.750 të plagosur janë në gjendje kritike, tha ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad. Të tjerët kanë pësuar kryesisht lëndime në fytyrë dhe duar, ndaj janë amputuar.
Më herët të martën, një zyrtar i Hezbollahut tha për AP se qindra persona, përfshirë disa anëtarë të grupit, u plagosën në zona të ndryshme të Libanit gjatë shpërthimit të pajisjeve radiomarrëse që mbanin.
Zyrtari tha se shpërthimet ishin rezultat i një "operacioni sigurie" izraelit, që dyshohet se kishte si shënjestër pajisjet. Ushtria izraelite nuk ka pranuar të komentojë akuzat.
Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary e dënoi shpërthimin e pasdites si një agresion izraelit. Hezbollahu tha se Izraeli do të marrë "ndëshkimin e tij të drejtë" për shpërthimet.