Foto nga CFP
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi ekipin e të ri të KE-së. Janë propozuar gjashtë zëvendëspresidente ekzekutive, shkruan “ATSH”.
Gjashtë rolet kryesore do t’i takojnë spanjolles Teresa Ribera, finlandezes Henna Virkkunen, francezit Stéphane Séjourné, estonezes Kaja Kallas, rumunes Roxana Minzatu dhe italianit Raffale Fitto.
Eurokomisionerja e re për Zgjerimin do të jetë sllovenia Marta Kos, e cila do të ketë në fokus të axhendës Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, si dhe bllokun e Lindjes.
“I gjithë kolegji është i përkushtuar ndaj konkurrencës, dekarbonizimit dhe dixhitalizimit”,- tha von der Leyen, duke shprehur dëshirën për të ndjekur rekomandimet e raportit të Mario Draghit për një Europë më të rrjedhshme, më të ndërlidhur, më të koordinuar në politikat e saj të ndryshme.
Mbikëqyrja e ekonomisë së BE-së dhe financave publike për pesë vitet e ardhshme do t’i besohet Letonisë dhe Sllovakisë.
Në ekipin e ri do të jetë veterani Valdis Dombrovskis, i privuar nga nënkryetari ekzekutiv, do të vazhdojë të ketë përgjegjësinë për Ekonominë dhe Produktivitetin.
Në krah të tij është sllovaku Maros Sefcovic, kreu i Tregtisë dhe Sigurisë Ekonomike.
Personi përgjegjës për buxhetin e BE-së do të jetë polaku Piotr Serafin. Portugezja Maria Luís Albuquerque do të jetë komisionerja përgjegjëse për Unionin e Shërbimeve Financiare, Kursimeve dhe Investimeve.
Komisioni i ri Europian do të përbëhet nga njëmbëdhjetë gra, e barabartë me 40% të të gjithë ekipit. (Elona)