Greqia parashikon për këtë vit shifër rekord të ardhurash nga turizmi
2024-09-18 11:25:06

Foto nga VCG

Greqia pret që të ardhurat e këtij viti nga turizmi të arrijnë shifrën prej 22 miliardë eurosh, duke shënuar një rekord të ri.

Ministrja greke e Turizmit, Olga Kefalogianni, deklaroi në një konferencë për shtyp se Greqia raportoi të ardhura rekord nga turizmi prej 20.6 miliardë eurosh vitin e kaluar dhe të dhënat deri më tani kanë treguar se ky do të jetë një tjetër vit i mirë, shkruan “RTSH”.

“Greqia është në mesin e dhjetë destinacioneve më të vizituara turistike në botë. Ne mund të kemi shpresë që të ardhurat do të mund të arrijnë deri në 22 miliardë euro”,- theksoi ministrja Kefalogianni.

Turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë greke, por mungesa e akomodimit i ka nxitur autoritetet që këtë muaj të njoftonin plane për rritjen e taksës për qiratë afatshkurtra, ndalimin e lejeve të reja të ndërtimit në pjesën qendrore të Athinës dhe nxitjen e pronarët e shtëpive që të kalojnë te biznesi me qira afatgjata nga ato afatshkurtra.

Duke dhënë hollësi për këtë plan, ministrja tha se ndalimi do të vlejë për lejet e reja për qira afatshkurtra në tri rajone të pjesën qendrore të Athinës për të paktën një vit. (Elona)