HKSAR dhe Dubai, marrëveshje për bashkëpunimin e qëndrueshëm financiar
2024-09-18 16:15:20

Foto nga VCG

Autoriteti Monetar i Hong Kongut (HKMA) dhe Autoriteti i Shërbimeve Financiare të Dubait (DFSA) mbajtën të hënën Konferencën e Përbashkët të Financës për Klimën.

Mbi 240 pjesëmarrës nga institucionet financiare, shoqatat e industrisë dhe organizatat ndërkombëtare nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut dhe Dubai morën pjesë në këtë aktivitet, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Aktiviteti eksploroi mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë midis HKSAR dhe Dubait, duke theksuar vizionin për kalimin në emetimet neto zero karbon në çdo treg.

HKMA dhe DFSA nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi për të thelluar më tej partneritetin e tyre strategjik për financimin e qëndrueshëm. Nëpërmjet këtij partneriteti, të dyja autoritetet do të rrisin dialogun ndërkufitar, do të thellojnë shkëmbimin e informacionit mbi tendencat e fundit dhe do të kryejnë kërkime të përbashkëta për të nxitur më tej përparimin. (Elona)