Rusia rrit fuqinë ushtarake
2024-09-18 14:36:58

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur përmasat e ushtrisë së vendit për herë të tretë që nga nisja e konfliktit me Ukrainën në shkurt 2022, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2 milionë e 389 mijë.

Sipas një dekreti presidencial, numri i ushtarëve do të rritet në 1.5 milionë. Në dhjetor, Putin e rriti objektivin e ushtrisë në 2.2 milionë, ku gati 1.3 milionë prej tyre që ishin ushtarë, shkruan “ATSH”.

Objektivi i ri e rrit numrin në ushtri me 50% krahasuar me pak më shumë se 1 milion në fillim të konfliktit.

Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm për shifrat e reja nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Ministria këmbënguli se rritja e forcave ushtarake do të mbulohej duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Në shtator 2022, presidenti Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në përgjigje të një sërë humbjesh ushtarake. Kjo çoi në pakënaqësi të gjerë në mesin e popullatës dhe bëri që shumë të rinj të largoheshin nga vendi. (Elona)