Festa e Mesvjeshtës, e quajtur dhe Festa e Hënës e ka origjinën nga adhurimi qiellor, që nga kohërat e lashta dhe përkon me 24 terma diellorë të "ekuinoksit të vjeshtës" është "ofrimi i lashtë për festën e hënës".
Festa u popullarizua në dinastinë Han, e cila ishte periudha e shkëmbimit dhe integrimit ekonomik dhe kulturor midis veriut dhe jugut të Kinës. Në dinastinë Tang Festa e Mesvjeshtës u bë një festë zyrtare kombëtare. Në atë periudhë shumë poetë krijuan veprat e tyre kushtuar hënës. Nga dinastitë Ming dhe Qing, festivali i mesit të vjeshtës ishte bërë një nga festiat kryesore popullore në Kinë.
Historia e këdaj feste daton 3 mijë vjet më parë. Festa e Mesvjeshts evokon legjendën e Chang'e, perëndeshës së Hënës në mitologjinë kineze. Një ëmbëlsirë simbol i kësaj feste është keku i Hënës, në formë të rrumbullakët dhe me mbushje të ëmbël dhe të kripur. Festa e MesVjeshtës është një kremtim tradicional në Kinë dhe disa vende në Azinë Lindore dhe Azinë Juglindore. Më 20 maj 2006, Këshilli i Shtetit i Kinës e përfshiu atë në grupin e parë të listës kombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe është renditur si festë kombëtare që nga viti 2008. E njohur dhe si “Festa e Hënës” që këtë vit kremtohet më 17 shtator, kjo trashëgimi simbolizon bashkimin familjar, festimin rreth tryezës së begatë me urimet për shëndet, lumturi dhe mbarësi. Për Festën e Mesvjeshtës flasin Araniti, gazetar i seksionit shqip të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), studentja e Institutit Konfuci të Tiranës Atinela Nikolla dhe student shqiptar në Kinë Niko Papadhima
CMG: Atinela, ti ke një formim filozofik si dhe e në nivelin e katërt të studimit të gjuhës dhe kulturës kineze në Institutin Konfuci të Tiranës. Kjo është një festë pagane, sipas teje?
Atinela Nikolla: Nuk do ta quaja një festë pagane, sepse Festa e Mesvjeshtës ose Festa e Hënës në kulturës kineze lidhet me kalendarin kinez, që është i ndarë në katër sezone dhe në çdo sezon ka tre hëna të reja. Festa e Hënën përkon me mesin e muajit të tetë, zakonisht nga data 15, por këtë vit bie më date 17 shtator afër me ekuinoksin e vjeshtës. Ndaj nuk është një festë pagane.
Kjo festë ka historinë e saj, mesazhin e saj në kuptimin që mbart kjo festë.
CMG: E kam festuar për disa vite në Kinë këtë festë, por më është dukur mjaft interesante, duke patur parasysh se daton 3 mijë vjet më pare, se shoqërohet nga legjenda të shumta. Cila është legjenda më e njohur e kësaj feste?
Atinela Nikolla: Është legjenda e Chang e dhe Hou Yi të cilët ishin bashkëshortë. Thuhet se bashkëshorti harkëtar rrëzoi me harkun e tij 9 nga 10 diejt. Mbeti një diell që krijonte balancën në tokë. Për këtë ai u shpërblye me një eliksir të pavdekësisë, por ishte vetëm një, që mund ta përdorte vetëm një njeri, i cili do të bëhej i pavdekshëm. Harkëtari nuk donte të ndahej në këtë mënyrë nga e shoqja, që ai të bëhej qiellor dhe ajo të mbetej tokësore. Por si gjithmonë në legjendë është një person i tretë që donte të merrte këtë eliksir për vete. Në këtë situate bashkëshortja e harkëtarit, Chang e u detyrua ta pinte vetë eliksirin dhe të braktiste token, duke u ndarë kështu nga i shoqi. Për nder të saj bashkëshorti harkëtar përgatiti një kek në formën e hënës dhe ky është një nga simbolet e kësaj feste të mesvjeshtës.
CMG: Është shumë interesante që keku i hënës është në formë të rrumbullakët dhe kjo nuk është rastësore, sepse i ngjan hënës së plotë. Simbolika e kësaj feste është bashkimifamiljar ashtu si në Festën e Pranverës, Vitin e ri kinez. Shumë kinezë jetojnë jashtë vendit, apo për punë janë zhvendosur në metropolet kineze, ndaj kjo festë i rikthen në familje dhe i bashkohen tryezës së festës. Tryeza e festave ka dhe ajo një formë të rrumbullakët ku mblidhen pjesëtarët e familjes për të kremtuar një festë si kjo.
Atinela Nikolla: Në tavolinat e rrumbullakëta jepet ideja e bashkimit dhe e ndarjes së ushqimeve në mënyrë të barabartë. Kjo tregon dhe kujdesin ndaj njeri-tjetrit
Ka një kuriozitet për kekun e hënës që lidhet me vitet 1200 kur kjo ëmbëlsirë është përdorur për të fshehur mesazhe gjatë kohës së luftrave kino-mongole. Përveç kësaj edhe një nga misionet hapësinore të Kinës quhet Chang e, për nder të legjendës së hënës.
CMG: Nëse do të hyjmë në brendësi të kësaj tradite dhe simboleve të saj një vend të rëndësishëm zenë dhe fenerët, të cilët kanë formë të rrumbullakët
Atinela Nikolla: Gjatë Festës së Hënës njerëzit ndezin fenerët dhe bëjnë lutje të ndryshme dhe pastaj lëshohen në qiell të hapur nën dritën e hënës.
CMG: Kjo traditë buron që nga dinastitë kineze Tang dhe Ming, duke u përcjellë deri në ditët tona. Hëna e plotë përbashkon kulturat, sepse është një simbol jo vetëm i vendeve aziatike, por dhe i vendeve të tjera të botës
Atinela Nikolla: Hëna shënon dhe ndryshimin e sezonit, afrimin e fundvitit dhe shikohet dhe si përmbushës dhe realizues, ndaj dhe urimet janë për begati dhe mirësi
CMG: Nëpërmjet një videoje do të mësojmë për atmosferën në prag të Festës së Mesvjeshtës në Kinë. Kolegu Aranit nga seksioni shqip i Grupit Mediatik të Kinës na flet për këtë festë dhe përgatitjet e simbolet e saj
Aranit: Pas pak ditësh në Kinë do të jetë festa tradicionale e hënës, ndaj do t’ju tregoj se çfarë traditash të veçanta kanë kinezët për të festuar këtë festë të rëndësishme. Festa e Mesvjeshtës që quhet edhe Festa e Hënës është vetëm disa ditë larg. Në Kinën e lashtë njerëzit e lidhnin mallin e tyre me hënën. Kudo që shkonin ata hëna që shihnin ishte e njejta që shihte dhe familja e tyre, prandaj soditja e hënës ishte njësoj sikur të shihje familjen. Kështu lindi Festa e Hënës. Me rastin e kësaj feste shitja e ushqimeve në të gjithë Kinën po rritet, jo vetëm keku I hënës, që është ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, por një shumëllojshmëri ushqimesh të tjera.
Pse keku i hënës ka marrë këtë emër? Sepse me formën e tij të rrumbullakët ky kek duket si hëna e plotë në qiell. Në pjesën e jashtme keku është prej brumi, kurse në pjesën e brendshme të tij ka mbushje me shije të ndryshme, ndër të cilat keku i hënës më i pëlqyer është ai me arra të përziera. Por ka dhe mbushje të tjera për kekun e hënës, si rrënjët e zambakut të ujit, apo dhe me shije të kripur si me proshutë, vezë etj. Këto ditë në Kinë po rriten shitjet e kekut të hënës dhe ushqimeve të tjera.
Një traditë e kësaj feste përveç gatimit të kekut të hënës janë dhe vizitat në panaire ku janë ekspozuar fenerë, si dhe admirimi i hënës . Panairet e fenerëve po përgatiten në të gjthë Kinën. Natën fenerët me forma të ndryshme të ndërthurura me hënën e plotë formojnë një romance unike në Kinë.
Panairi i fenerëve i Pekinit do të hapet me madhështi më 14 shtator
CMG: Festa e Mesvjeshtës është një festë aziatike dhe festohet dhe në vende të tjera të këtij kontinenti. Në Kore ajo festohet në të njejtën ditë me Kinën dhe quhet “Chuseok”, që do të thotë prag vjeshte. Ndërsa në Japoni kjo festë quhet “tsukimi” që do të thotë shikimi i hënës. Edhe në Vietnam kjo festë është mjaft popullore dhe madje në të njejtën datë festohet dhe festa e fëmijëve. Tradita lidhet me hënën e plotë, por dhe me të korrat dhe një sezon të begatë të vitit. Festivali i fenerëve në këtë periudhë festohet edhe në Singapor, Malajzi dhe Indonezi.
Atinela Nikolla: Më pëlqen shumë kjo festë dhe sidomos keku i hënës dhe tradicionali është keku me ngjyrë disi të verdhë dhe ka një vulë sipër. Mua më pëlqen keku i hënës me mbushje me fasule të ëmbël.
CMG: Një tjetër ritual i festës është adhurimi i hënës, kur familjet dalin pas darkës festive në kopësht dhe i drejtojnë lutje hënës për bekime, mbarësi, shëndet . Ata kështu i drejtohen Cheng ë, perëndesha e hënës dhe e pavdekësisë.
Atinela Nikolla: Kjo është një date festive për t’u ribashkuar
CMG: Niko Papadhima ka studiuar dhe jetuar në Kinë dhe është njohës i mire i gjuhës dhe kulturës kineze. Ai ndan me ne përvojën e tij me këtë festë kaq popullore të kinezëve
Niko Papadhima: Festa e Mesvjeshtës është shumë e veçantë për kulturën kineze , që zakonisht përkon me periudhën e mesit të shtatorit deri në fillim të tetorit. Njihet ndryshe si Festa e Hënës, apo Festa e Kekut të Hënës. Siç mund të kuptohet nga emërtimi festa qëllon në një ditë me hënë të plotë. Zbukurimet me rastin e festës në Kinë janë shumëngjyrëse dhe një ndriçim i veçantë me fenerët e mëdhenj prej letre, të cilët në fund të festimeve lihen të lire në ajër
Një nga kujtimet më të bukura që kam të këtyre festimeve janë në vitin e pare të studimeve të mia në Kinë. Ne nuk e kishim idenë se si festohej dhe profesori ynë na ndihmoi shumë që të kuptojmë si duhet festuar, çfarë urimesh duhet të bënim. Vlet për t’u përmendur keku i hënës, që profesori na dhuroi të gjithëve atë vit. Keku ka përbërje biskote me një mbushje
Urimi im për të gjithë ata që e festojnë Festën e Mesvjeshtës “Gëzuar të gjithëve Festën e Mesvjeshtës!”
CMG: Kjo festë është mjaft popullore sepse festohet në Kinë, në vende të tjera të Azisë, por dhe kudo ku jetojnë kinezë. Urimi juaj Atinela për këtë festë
Atinela Nikolla: Gëzuar Festën e Hënës! Urimi im shkon për të gjthë njerëzit që duan të njohin kulturën kineze dhe të bëhen pjesë e saj, qoftë edhe duke provuar një kek të hënës sespe kjo festë ka një atmosferë shumë interesante.
Intervistoi Eda Merepeza