Ndërtesa TikTok, Culver City, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara./CFP
TikTok dhe kompania e saj kineze mëmë ByteDance, dolën para gjykatës federale të apelit të hënën. Ata kërkuan bllokimin e një ligj të SHBA që ndalon aplikacionin popullor të shpërndarjes së videove, duke argumentuar se sipas Kushtetutës së SHBA, shkel të drejtat e mbrojtjes së fjalës së lirë.
Ligji, i vendosur të hyjë në fuqi më 19 janar të vitit tjetër, kërkon që ByteDance të shesë ose të heqë asetet e TikTok-ut në SHBA, ose në të kundërt të përballet me një ndalim mbarëkombëtar. Ai u firmos nga Presidenti Joe Biden në prill, pasi mori lejen e Kongresit.
Gjatë një seance dëgjimore dy orëshe përballë një paneli prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të SHBA për Distriktik e Kolumbias, Andrew Pincus, avokati i TikTok-ut dhe ByteDance-s, tha se ligji është i paprecedentë dhe synon në mënyrë të padrejtë aplikacionin dhe përdoruesit e tij amerikanë. Ai argumentoi se qeveria e SHBA-së nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të vërtetuar që TikTok përbën kërcënim të sigurinë kombëtare, siç deklarohet nga Departamenti i Drejtësisë.
Pincus theksoi se ligji shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të TikTokut, si edhe të 170 milionë përdoruesve të tij amerikanë, duke kufizuar aftësinë e tyre për t'u shprehur lirshëm në platformë.
“Ligji përballë kësaj gjykate është i paprecedentë, ndaj efektet e tij do të ishin tronditëse”, u tha ai gjyqtarëve. “Për herë të parë në histori, Kongresi ka vënë në shënjestër një folës specifik të SHBA-së, duke ndaluar fjalën e tij dhe fjalën e miliona amerikanëve”.(Xu Guang)