FBI: Donald Trump ishte objektiv i një atentati të dytë të mundshëm
2024-09-17 10:20:36

foto nga CFP

foto nga CFP

Ish-presidenti Donald Trump ishte objektiv i një atentati të dytë të mundshëm në klubin e tij të golfit në Florida, njoftoi FBI-ja, shkruan “RTSH”.

Tentativa për atenat u krye nëntë javë pas atentatit të parë.

Pas ngjarjes, Donald Trump deklaroi se ishte i sigurt, ndërsa falënderoi Shërbimin Sekret për reagimin e menjëhershëm.

Autori i dyshuar i atentatit të mbetur në tentativvë është 58-vjeçari Ryan Wesley Routh, pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes, edhe pse u largua nga vendngjarja.

Routh është një kritik i shpeshtë i Trump në mediat social. Ai ka shprehur mbështetje për Ukrainën në dhjetëra postime në “X” në vitin 2022, duke thënë se ai ishte i gatshëm të vdiste në luftë.

Ai gjithashtu vizitoi Ukrainën në vitin 2022.  (Fatosi)