Përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive në Europën Qendrore
2024-09-17 10:29:15


foto nga CFP

Numri i viktimave nga përmbytjet në Europën Qendrore shkoi në të paktën tetë të dielën.

Mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke, pasi shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje në disa pjesë të rajonit, njofton “Panorama”.

Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës humbi jetën në Austri dhe dy persona të tjerë humbën jetën në Rumani, ku përmbytjet morën jetën e katër personave të shtunën.

Një sistem i presionit të ulët i quajtur “Boris” ka shkaktuar rrebeshe për ditë të tëra dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet nga Polonia në Rumani, ku numri i të vdekurve u rrit në pesë të dielën.

Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë u përballën me përmbytjet më të mëdha në pothuajse tre dekada dhe disa qytete evakuuan mijëra banorë.

Një çerek milioni familje çeke mbetën pa energji elektrike. (Fatosi)