Musk-Trump-Harris (Foto Rtsh)
Donald Trump ishte sërish objektivi i një atentati të dyshuar të dielën në Florida, njoftoi FBI-ja, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe kandidati republikan për president është i sigurt, shkruan “RTSH”.
Shërbimi Sekret i SHBA-së konfirmoi se agjentët e tij hapën zjarr ndaj një personi të armatosur me një pushkë të stilit AK-47, pranë zonës së fushës së golfit ku luante Trump.
Ndaj ngjarjes ka reaguar edhe themeluesi i “Tesla”-s dhe “SpaceX”, Elon Musk.
Duke iu përgjigjur një postimi në “X”, që shkruante: “Pse duan ta vrasin Donald Trump?”, Musk shkroi: “Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë presidentin Joe Biden apo kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris”.
Musk është një mbështetës i hapur i Trump. (Fatosi)