Balluku: Reforma në ujësjellësa po jep rezultate pozitive
2024-09-17 11:01:49

Balluku (Foto Oranews)

Balluku (Foto Oranews)

Zëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se arkëtimet në sektorin e ujësjellësit janë rritur me 18.6% në gusht, krahasuar me gushtin e 2023-shit, shkruan “ATSH”.

Sipas saj, reforma e ndërmarrë në këtë sektor po jep rezultate pozitive.

Qeveria shqiptare nisi implementimin e reformës në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në fillim të vitit 2022.

Reforma kishte si objektiv bashkimin e kompanive dhe marrjen e shumicës së aksioneve nga ana e qeverisë. Kjo solli edhe shëndoshjen financiare dhe teknike të kompanive dhe si rrjedhojë edhe një shërbim më të mirë për qytetarët. (Fatosi)