foto nga CFP
Një burrë i armatosur me një pushkë të stilit AK drejtoi grykën e armës në klubin e golfit në West Palm Beach, Florida, ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump po luante një raund, duke bërë që Shërbimi Sekret i SHBA-së të hapte zjarr, thanë tre zyrtarë të zbatimit të ligjit, njofton “RTSH”.
Ish-presidenti është i sigurt dhe i padëmtuar. FBI-ja po heton atë që cilësohet si një tjetër atentat ndaj kandidatit presidencial republikan.
Personi hodhi e armën dhe u largua nga vendngjarja, por më pas u arrestua në një qark fqinj, thanë zyrtarët në kushte anonimiteti.
Një armë zjarri e stilit AK u gjet në vendin e ngjarjes pranë “Trump International Golf Club West Palm Beach”, thanë zyrtarët. Nuk raportohet për të lënduar.
Trump u kthye i sigurt pas incidentit në klubin e tij privat Mar-a-Lago, ku banon në Palm Beach.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për president, ishin informuar të dy dhe do të mbaheshin të përditësuar për hetimin.
Shtëpia e Bardhë shtoi se ata ishin të lehtësuar kur mësuan se Trump ishte i sigurt.
Harris, në një deklaratë tha se ishte e kënaqur që Trump ishte i sigurt, duke shtuar se dhuna nuk ka vend në SHBA. (Fatosi)
foto nga CFP