Lejet per pune (Foto 55news)
Eurostat-i bëri të ditur se në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar, shkruan “Panorama”.
Sipas të dhënave, Gjermania qëndron në vend të parë me 10 mijë leje qëndrimi për arsye punësimi në 2 vjet (2022-2023) për shtetasit shqiptarë.
Italia ka kaluar në shtetin e dytë, me 3200 leje, me një rënie prej 44% në raport me një vit më parë. E treta është Greqia, me 2838 leje, me tkurrje 8%.
Dy destinacione të tjera që po rezultojë tërheqëse për punonjësit shqiptarët janë Kroacia dhe Malta. Që nga viti 2019, Kroacia jep mesatarisht rreth 2 mijë leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.
Burimet nga tregu pohojnë se ata punojnë kryesisht në ndërtim, për shkak të pagave të mira, apo dhe në turizëm në sezon.
Malta është shteti tjetër që po tërheq shqiptarë për të punuar, kryesisht në turizëm.
Pas Maltës, renditen Polonia (772), Sllovakia (668), Franca (580), Suedia (303).
Sipas Eurostat-it, në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. (Fatosi)