Magjistarët kinezë magjepsin Zelandën e Re
2024-09-17 12:55:16

Magjistarët kryesorë kinezë kanë nisur një turne performancash në Zelandën e Re për të shfaqur sharmin e ndryshimit tradicional të fytyrës, të kërcimeve në ajër dhe trashëgimive të tjera kulturore jomateriale kineze, në një festë vizuale spektakolare.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Bashkia ishte e mbushur me audiencë për të parë shfaqjen debutuese të turneut kinez “Magic New Zealand” në Christchurch, një ndër qytetet më të mëdha në Zelandën e Re.

“Kjo është më shumë se thjesht një shfaqje magjike. Është një udhëtim në traditat dhe historinë e pasur kulturore kineze”,- tha Liu Jia, drejtor ekzekutiv i “Magic Moments New Zealand” i cili organizoi turneun e shfaqjes në partneritet me Shoqatën e Akrobatëve të Kinës.

Rachel McErlain, një shikuese, tha se performanca ishte përrallore, argëtuese dhe fantastike. Ndërsa asistonte për herë të parë në një shfaqje të tillë kineze, McErlain mendoi gjithashtu se ishte shumë emocionuese, me dekorimin e skenës që mbarte simbole të rëndësishme.

“Ishte mirë që ata përkthyen disa prej tyre, por performanca ishte pothuajse shumë fizike, me shumë lëvizje”- tha McErlain, duke shtuar se asaj i pëlqeu mjaft pjesa e “Tianjin Clapper Talk”, “Ritmi ishte i mahnitshëm”.

Magjia kineze daton që nga dinastitë Qin dhe Han në Kinën e lashtë, me një histori 2000 vjeçare.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Arti interpretues është i njohur për mistikën dhe teknikat e ndërlikuara. Ai jo vetëm që shfaq aftësi të jashtëzakonshme, por gjithashtu ndërthur elemente të pasura kulturore dhe tradita të thella historike.  Aktet klasike përfshijnë ndryshimin e fytyrës, prodhimin e objekteve nga ajri i hollë dhe ngritjen në ajër, duke lënë të pranishmit të mahnitur.

Gjenerata e pestë dhe e gjashtë e trashëgimtarëve të magjistarëve të Tianjinit janë ftuar këtë herë të udhëtojnë nga Kina në Zelandën e Re, duke shfaqur esencën më origjinale të kulturës kineze, tha Liu gjatë një interviste mediatike, duke shtuar se çdo interpretues është një mjeshtër i magjisë kineze, që ka dhënë me qindra shfaqje të suksesshme për të argëtuar njerëzit.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Kjo është hera e parë që një shfaqje e dedikuar magjisë kineze debuton jashtë Kinës, për të nxjerrë në pah këtë trashëgimi unike kulturore jomateriale, që do të thotë se e gjithë shfaqja 90-minutëshe i kushtohet magjisë kineze, tha Liu, duke shtuar se është shumë e rrallë ta shohësh këtë lloj shfaqjeje.

Lidhur me stilin e performancës së magjisë kineze, Guo Yuwen, magjistari kryesor i turneut, tha se magjia kineze Tianjin thekson bashkëpunimin e dy njerëzve në skenë.

Edhe pse kjo rrit vështirësinë e performancës, audienca mund të argëtohet më shumë nga ndërveprimet humoristike të interpretuesve, të ndërthurura me aftësitë magjike.

Liu theksoi se në performancë u shtuan disa shpjegime të aftësive në anglisht, me synimin dhe duke shpreshuar që t’u ofroheshe më shumë informacion publikut vendas.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Turneu do të mbulojë katër qytete të Zelandës së Re, duke përfshirë Auckland, Christchurch, Wellington dhe Dunedin, me një audiencë që pritet të shkojë deri në rreth 5000 persona.

Promovimi i videos së turneut në një faqe interneti të mediave sociale tërhoqi pothuajse 200.000 klikime dhe shikime përpara shfaqjes debutuese, duke treguar një interes të fortë nga njerëzit vendas, tha Liu.