Foto nga VCG
Ministria e Jashtme ruse ka kritikuar ashpër sanksionet amerikane të vendosura ndaj kanalit televiziv shtetëror rus “RT”, shkruan “ATSH”.
Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, kërcënoi me kundërmasa. Ajo akuzoi SHBA-në për censurë dhe sulm ndaj lirisë së shtypit.
“Lëvizja kundër grupit “RT” ishte një tjetër valë kufizimesh kundër medias dhe gazetarëve rusë”,- tha ajo.
Zakharova u ankua se SHBA-ja donte të mbyllte mediet e njohura ruse për të parandaluar përhapjen e pikëpamjeve alternative.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi të premten “RT”-në se kërkon të përzihet në punët sovrane të vendeve anembanë botës.
““RT” posedon aftësi kibernetike dhe është e angazhuar në informacione të fshehta dhe për të influencuar operacione dhe prokurime ushtarake”,- tha ai. (Fatosi)