Pensionet indeksohen (Foto RTSH)
Në Shqipëri Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar projektvendimin për “Për indeksimin e pensioneve” në masën e 4.1%, njofton RTSH.
Nëse do te miratohet nga qeveria, nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Efekti që do të ketë ky indeksim në buxhet do të jetë 1.7 miliardë lekë deri në fund të vitit.
Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen pensionet e plota, ato të pjesshme, të reduktuara të invaliditetit, familjare dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë. Ky projektvendim pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024.(Fatosi)