Bien sirenat në Tel Aviv, ushtria izraelite: Një raketë nga Jemeni goditi pjesën qendrore!
2024-09-16 15:31:16

foto nga VCG

foto nga VCG

Sirenat e sulmit ajror ranë mëngjesin e së dielës në Tel Aviv dhe në të gjithë Izraelin qendror dhe popullsia u urdhërua të evakuohej në strehimore, tha ushtria izraelite, shkuan panorama.al. Sipas IDF, një raketë e gjuajtur në Izraelin qendror nga Jemeni goditi një zonë të pabanuar.

“Pas sirenave që u dëgjuan kohët e fundit në Izraelin qendror, u identifikua një raketë që kaloi në Izraelin qendror nga lindja dhe ra në një zonë të hapur. Nuk pati raportime për të lënduar,” tha ushtria.

Tensionet midis Izraelit dhe Jemenit janë përshkallëzuar për muaj të tërë pasi Izraeli ka zhvilluar luftën e tij kundër Hamasit në Gaza pas sulmeve të grupit militant më 7 tetor. Udhëheqësit botërorë kanë paralajmëruar për potencialin e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.(Fatosi)