Ekspozuesit francezë në Panairin e Tregtisë së Shërbimeve presin me padurim forcimin e bashkëpunimit me Kinën
2024-09-16 11:47:17

Në Pekin po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Kinës 2024 për Tregtinë e Shërbimeve. 

Ky vit shënon 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, ndaj Franca është e pranishme si e ftuar nderi për herë të parë në CIFTIS. Si një mik i 

ri i CIFTIS, Franca jo vetëm që ka krijuar një sallë ekspozimi që integron karakteristikat e veta kulturore, por gjithashtu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh rreth tre temave kryesore të 

shëndetit, sportit dhe "Tërheqjes së Francës".

Gazetarët dalluan në terren se dizajni i përgjithshëm i pavionit francez sillet rreth temës "Zgjidh Francën", duke qenë unik në llojin e tij. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në hyrje është riprodhuar imazhi i Harkut të Triumfit në Paris. Përveç kësaj, në pavion është ekspozuar posaçërisht emblema e Lojërave Olimpike të Parisit, Friget dhe pishtari olimpik, duke tërhequr shumë spektatorë për t'i vizituar dhe fotografuar. Pascal Gondrand, Këshilltar Tregtar i Ambasadës Franceze në Kinë, tha:

"Panairi i Tregtisë së Shërbimeve është një ekspozitë shumë e rëndësishme tregtare. Shërbimet përbëjnë 30% të tregtisë totale të Francës duke ofruar tetë milionë vende pune. Kjo është një forcë e fuqishme lëvizëse për bashkëpunimin dhe shkëmbimet tona me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me partnerët kinezë. Është gjithashtu një faktor kyç për Francën, për të tërhequr investitorë të huaj, sidomos investitorë kinezë.”

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai tha gjithashtu se në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, pjesëmarrja e Francës në CIFTIS si vend nderi është e një rëndësie të madhe. 

Kompanitë franceze që marrin pjesë në ekspozitë, mezi presin të krijojnë mundësi bashkëpunimi me Kinën.

 “Ne po marrim pjesë në tre ekspozita të mëdha në Kinë këtë vit, përfshirë Ekspozitën e Konsumatorëve të mbajtur tashmë në Hainan, Ekspozitën Ndërkombëtare të Importeve që do të mbahet në Shangai dhe sigurisht Panairin e Tregtisë së Shërbimeve që po mbahet në Pekin. Këto janë shumë të rëndësishme për të mbështetur kompanitë franceze, në promovimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis Francës dhe Kinës.

Për këtë panair, pavioni kombëtar francez ka projektuar ekspozita dhe aktivitete me tre tema kryesore, ku shërbimet sportive janë njëra prej tyre. Ekspozuesit francezë po kërkojnë mundësi bashkëpunimi me Kinën në fusha që lidhen me shërbimet sportive. Inès Ginon, Presidente e Rajonit të Kinës së Madhe të Grupit Francez të Ekspozitës Gjeo, tha: 

"Ne gjendemi në Kinë prej një kohe të gjatë dhe biznesi ka vazhduar të rritet. Ne ofrojmë shërbime për Shenzhen International Women's Tennis Open, që është një event ndërkombëtar. Ka shumë ngjarje sportive që mbahen në Kinë, sepse vendi ka një treg të madh. "

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Udhëtimet janë fusha më e madhe e tregtisë së shërbimeve të Kinës. Vendi ka krijuar tregun më të madh të turizmit vendas në botë. Pascal Gondrand, Këshilltar Tregtar i Ambasadës Franceze në Kinë, tha: 

"Në gjysmën e parë të këtij viti, numri i turistëve kinezë që vizituan Francën u rrit ndjeshëm. Turizmi është gjithashtu një mënyrë e rëndësishme për të promovuar shkëmbimet kulturore e njerëzore midis vendeve, si edhe për të rritur mirëkuptimin reciprok. Shpresoj që miqtë që vizitojnë ekspozitën tonë në panairin e shërbimeve do ta pëlqejnë atë, ndaj janë shumë të mirëpritur të vijnë në Francë. 

Tema e Panairit Ndërkombëtar 2024 të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve është "Shërbimet globale, ndarja e ndërsjellë", panair që mbahet me sukses prej dhjetë edicionesh tashmë. Ai është një pasqyrim i gjallë i zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë dhe tregëtisë së shërbimeve në Kinë, që ka dhënë një kontribut pozitiv në ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.