Këmbëngulja e Shteteve të Bashkuara në rritjen e tarifave ndaj Kinës i dëmton të gjithë
2024-09-16 11:10:44

  

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në maj të këtij viti, qeveria amerikane njoftoi se bazuar në ruajtjen e tarifave origjinale të Seksionit 301 ndaj Kinës, ajo do të rriste më tej tarifat për automjetet elektrike kineze dhe produktet e tjera. Kjo masë fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty dy herë, më 30 korrik dhe më 30 gusht. 

Arsyeja ishte se zyrtarët amerikanë pretendonin se ishin duke studiuar më shumë se një mijë sugjerime publike. Edhe pse një numër i madh sugjerimesh kundërshtuan vendosjen e tarifave shtesë dhe aplikimin për të zgjeruar fushën e përjashtimeve nga tarifat, në fund qeveria amerikane refuzoi t'i dëgjonte dhe këmbënguli në ndjekjen e  kursit të saj. 

Ky lloj unilateralizmi dhe qasjeje proteksioniste, jo vetëm shkel angazhimin e SHBA-së për të "mos synuar shtypjen dhe frenimin e zhvillimit të Kinës" dhe "të mos kërkojë shkëputjen dhe ndërprerjen e lidhjeve me Kinën", por gjithashtu shkel konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një krahasim tregon se në vendimin përfundimtar të nxjerrë nga SHBA, shumica e përmbajtjes së shpallur në maj të këtij viti është miratuar. Për shembull vendosja e tarifës 100% për automjetet elektrike, tarifës prej 50% për gjysmëpërçuesit dhe bateritë diellore dhe tarifës prej 25% për bateritë e litiumit, çelikut, aluminit dhe mineraleve kryesore. Përveç kësaj, propozohet gjithashtu përfshirja e produkteve të tungstenit, vaferave dhe polisilikonit në fushën e produkteve që i nënshtrohen tarifave shtesë.

Analistët janë të mendimit se kuptimi politik pas ngerçit të tarifave të SHBA-së është shumë i qartë. Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, fushata mes dy partive po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Shfaqja e ashpërsisë ndaj Kinës është shndërruar në të ashtuquajturën "korrektësi politike". Njerëzit kanë parë se nga njëra anë, kandidati demokrat për president kritikon planin tarifor të kandidatit republikan për president në debatin televiziv dhe nga ana tjetër, administrata aktuale demokrate rrit tarifat ndaj Kinës, në vetëm pak muaj të mbetur nga mandati i saj. Një kontradiktë e tillë bie në sy.

Lufta e tarifave nuk do të mund ta zgjidhë problemin, ndaj Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të përballen me reagime të kundërta. Më 14 shtator, Reuters citoi një analizë nga Jason Oxman, Kryetar i Këshillit të Industrisë së Teknologjisë së Informacionit, i cili përfaqëson industrinë e teknologjisë së SHBA-së. Ai vuri në dukje se që nga zbatimi i tarifave të SHBA-së ndaj Kinës, kompanitë dhe konsumatorët amerikanë kanë pësuar një humbje kumulative prej 221 miliardë dollarësh. Qeveria e SHBA-së ka dashur gjithmonë të "mbrojë" industritë lokale duke vendosur tarifa shtesë, madje ka dashur të detyrojë zhvendosjen e zinxhirëve industrialë. Megjithatë, ndryshe nga sa pritej, kompanitë amerikane nuk e paguan faturën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Populli amerikan gjithashtu ka vuajtur shumë. Sipas vlerësimeve të Moody's, konsumatorët amerikanë mbajnë 92% të kostos së tarifave shtesë ndaj Kinës. Familjet amerikane do të shpenzojnë 1300 dollarë shtesë në vit. Sipas statistikave të Fondacionit Amerikan të Taksave, vendosja e tarifave shtesë ndaj Kinës jo vetëm që nuk zgjidh problemin e punësimit të punëtorëve amerikanë, por gjithashtu çon në humbjen e 142.000 vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara. 

Për Shtetet e Bashkuara, vendosja pa kriter e tarifave ndaj Kinës, ka dëmtuar më tej imazhin e saj ndërkombëtar. OBT ka përcaktuar tashmë që tarifat e seksionit 301 shkelin

rregullat e OBT-së. Në vend që t'i korrigjojnë ato, Shtetet e Bashkuara kanë rritur më tej tarifat ndaj Kinës, duke dëshmuar edhe një herë se janë në një "thyerje të plotë të rregullave ndërkombëtare". 

Nga ana tjetër, rritja e ndjeshme e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës, mund të rrezikojë tregtinë globale dhe rritjen ekonomike, si edhe të ndikojë në procesin e transformimit të gjelbër global. Siç e dimë të gjithë, automjetet elektrike kineze, bateritë e litiumit, bateritë fotovoltaike dhe kompanitë e tjera të lidhura, promovojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar në zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit, për të ndihmuar ekonominë globale dhe zhvillimin e gjelbër me karbon të ulët. "Shkëputja dhe prishja e lidhjeve" të detyruara të SHBA-së, do të ndikojë në të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit.