Lija e majmunit, Dr.Gjeorgjina Kuli (Foto RTSH)
Autoritetet e Shëndetit Publik në Shqipëri janë vënë lëvizje duke rishqyrtuar planet e emergjencës që kanë pasur gjatë periudhës së Covidit, kohë kur qarkulloi edhe lija e majmunit në disa vende të botës, njofton RTSH.
Ndonëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunit në Shqipëri, mjekët infeksionistë pediatër thonë se kujdesi për masa paraprake duhet të jetë maksimal sidomos për fëmijët, të cilët ky virus edhe i prek më shumë.
Kontigjenti i rrezikuar janë aktualisht fëmijë që nuk kanë bërë vaksinën e variolës. Kjo vaksinë që është bërë deri në brezin e fëmijëve të lindur në vitet ’87 apo ’88, tha Gjeorgjina Kuli, Shefja e klinikës se pediatrisë infektive, QSUT. " Fëmijët tanë nuk kanë asnjë mbrojte" tha ajo.
Lija e majmunit është një virus që prek më shumë moshën fëminore. "Tek fëmijët me rëndësi është frekuentimi i pishinave të cilat duhet të jenë më ujë të kontrolluar ”, u shpreh Dr. Gjeorgjina Kuli.
OBSH vendosi dy ditë më parë që lija e majmunit të luftohet me vaksinë. Ajo dha autorizimin e saj të parë për përdorimin tek të rriturit në Afrikë, si një hap i rëndësishëm nuk luftën kundër kësaj sëmundje. Në të gjithë botën përllogariten më shumë se 103 mijë raste që kur sëmundja shpërtheu në vitin 2022.(Fatosi)