Kina mirëpret partnerë të rinj globalë në ndërtimin e stacionit kërkimor të Hënës
2024-09-16 16:12:31

Kina mirëpret më shumë partnerë ndërkombëtarë të marrin pjesë në ngritjen e stacionit kërkimor të Hënës.

Foto nga Xinhua

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit Kinë-Senegal(Foto nga Xinhua)

Në konferencën që u mbyll ditët e fundit në provincën Anhui të Kinës Lindore, Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorët nga Senegali, lidhur me Stacionin Ndërkombëtar të Kërkimeve Hënore (ILRS). Ndërkohë, në konferencën Laboratori i Eksplorimit të Hapësirës së Thellë (DSEL), Kina firmosi një memorandum mirëkuptimi me dhjetë institucione nga vende si Serbia, Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Pakistani, Panamaja dhe Afrika e Jugut.

Siç mësohet, ILRS është një strukturë eksperimentale shkencore, e krijuar për funksionimin afatgjatë robotik me pjesëmarrjen afatshkurtër të njeriut në hënë. Në bazë të parimit“konsultim, ndërtim dhe ndarje të përbashkët”, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë argumentimin e projektit, studimin e teknikave, ndërtimin, mirëmbajtjen, kërkimet shkencore dhe përgatitjen e talenteve, duke u shndërruar në një platformë të hapur bashkëpunimi shkencor.

Projekti do të realizohet në dy faza. Faza e parë do të shohë një strukturë bazë që përurohet deri në fundit të vitin 2035 në rajonin e polit jugor hënor. Ndërsa faza e dytë synon të krijojë një rrjet që lidh polin jugor, ekuatorin dhe anën e pasme të hënës, deri në vitin 2050.

Më 2017, CNSA shpalli zyrtarisht nismën e bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare për Stacionin Ndërkombëtar të Kërkimeve Hënore. Deri më tani, mbi 40 institucione nga e gjithë bota kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi me Kinën. Kina mirëpret vende të ndryshme, për të marrë pjesë në faza të ndryshme të ndërtimit dhe funksionimit të Stacionit, duke paraqitur dhjetë iniciativa përkatëse, për të krijuar kushte më të mira për mbarëvajtjen e projektit.

Partnerë të apasionuar

Foto nga VCG

Dizenjimi i ILRS-it(Foto nga VCG)

Pas funksionimit të suksesshëm të aparaturave nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Franca, Italia dhe Pakistani, gjatë kryerjes së misionit të kërkimit hënor të Kinës Chang'e-6, misioni Chang'e-7, i planifikuar për nisje rreth vitit 2026, do të mbajë gjashtë instrumente shkencore ndërkombëtare. Ndërsa, Chang'e-8, që synon një lëshim rreth vitit 2028, do të ofrojë 200 kilogramë kapacitet ndërkombëtar të ngarkesës. Chang'e-8 dhe Chang'e-7 më në fund do të jenë pjesë e modelit bazë të ILRS.

Ayman Ahmed, drejtor i lartë i programit hapësinor në Agjencinë Hapësinore Egjiptiane, prezantoi me krenari një kamera të aktivizuar me inteligjencë artificiale, në një seminar gjatë konferencës në Tunxi. Kjo kamera, e përcaktuar të jetë pjesë e misionit Chang'e-7, aktualisht është në fazën e testimit, e mbështetur nga Instituti i Optikës Changchun pranë Akademisë Kineze të Shkencave.

Adriana Marais, Drejtore e Fondacionit për Zhvillimin e Hapësirës në Afrikë, shprehu entuziazmin e saj për bashkëpunimin midis Kinës dhe Afrikës në nivelet arsimore, shkencore dhe partneritetit për eksplorimin hënor.

Marais, një shkencëtare rezidente në qytetin jugor kinez të Shenzhenit, është duke çuar përpara Projektin Africa2Moon, i cili synon të dërgojë misionin e parë të Afrikës në Hënë. Ajo tani është veçanërisht e fokusuar në misionin Chang'e-8 dhe e konsideron atë një mundësi të rëndësishme.

Wiphu Rujopakarn, zv/Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Kërkimeve Astronomike të Tajlandës, tha se nga bashkëpunimi hapësinor me Kinën do të përfitojnë banorët e vendit të tij.“Këtë vit, ne kemi bashkëpunuar me Observatorin Astronomik të Shangait për të lidhur radio teleskopin tonë në Tajlandë me ato kineze, duke formuar një rrjet shumë të gjatë vëzhgimi të interferometrisë”, tha Rujopakarn. Tajlanda ka punuar gjithashtu në zhvillimin e një aparati shkencor, për të hyrë në orbitën hënore me Chang'e-7.

Mes vendeve aziatike të përfshira në programet e kërkimit hënor të Kinës, Pakistani tashmë ka filluar të korrë përfitimet. Në maj, Kina dërgoi në Pakistan të dhënat e mbledhura nga një satelit në anijen e saj hapësinore Chang'e-6.

Foto nga VCG

Konkursi për projektimin e stacionint kërkrimor të Hënës(Foto nga VCG)

Sateliti ICUBE-Q, i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë Hapësinore i Pakistanit dhe Universiteti i Shanghai Jiao Tong i Kinës, u dërgua në hapësirë së bashku me sondën Chang'e-6, për të kryer aktivitete eksplorimi si kapja e imazheve të hënës. Tani, Kina po bashkëpunon me Pakistanin për misionin Chang'e-8.

Arsim për të ardhmen

Kultivimi i talenteve të rinj për eksplorimin e ardhshëm të hapësirës ka një kuptim jetik, për shumë kombe në Jugun Global.

Iniciativat e Kinës për eksplorimin hënor mund të jenë "një nga mënyrat më të mira që Senegal të shfrytëzojë mundësinë për të kultivuar shkencëtarë të rinj të hapësirës dhe njëkohësisht të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme", tha Maram Kaire, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Studimeve Hapësinore Senegaleze,

Duke theksuar popullsinë e madhe të të rinjve të Afrikës, Marais tha se bashkëpunimi i edukimit hapësinor me Kinën mund të "përgatisë brezin e ardhshëm të njerëzve që të entuziazmohen për eksplorimin e hapësirës dhe të ndajnë njohuritë, aftësitë, infrastrukturën dhe aftësitë".

Duke u mbështetur në qendrën rajonale për Edukimin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore në Azi dhe Paqësor të OKB-së, Kina ka trajnuar rreth 1000 profesionistë të hapësirës, sipas një libri të bardhë të publikuar në vitin 2022.

Foto nga VCG

Deklaratohen shtatë partnerë ndërkombëtarë në misionin e Chang'e 7, prill 2024, provincë Hubei, Kinë(Foto nga VCG)

Kina e konsideron eksplorimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin paqësor të hapësirës si të drejta të gëzuara në mënyrë të barabartë nga të gjitha vendet, theksohej në librin e bardhë.

"Hapësira është një fushë e përbashkët, një ëndërr e përbashkët dhe një thesar kolektiv për njerëzimin," tha astronauti kinez Zhai Zhigang i cili bëri histori si personi i parë i Kinës që kreu një shëtitje në hapësirë. "Aspirata jonë për të ndërtuar dhe kërkuar shtëpi të reja në hapësirë është një dëshmi e bashkimit dhe përpjekjeve të pandërprera të pionierëve globalë të hapësirës."