foto nga VCG
Presidenti i SHBA Joe Biden do të përdorë pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë "për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm" kundër Rusisë. Kështu u shpreh këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, citon rtsh.al.
foto nga VCG
Biden do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në fund të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar ndihmën për Ukrainën.
"Presidenti Zelensky ka thënë se përfundimisht kjo luftë duhet të përfundojë përmes negociatave dhe ne kemi nevojë që ata të jenë të fortë në ato negociata," tha Sullivan, duke shtuar se Ukraina do të vendoste se kur do të hynte në bisedime me Rusinë.
foto nga VCG
Biden do të zëvendësohet në janarin e ardhshëm ose nga zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris, e cila ka treguar se do të vazhdojë politikat e tij për të mbështetur Ukrainën, ose nga ish-presidenti Donald Trump, i cili nuk është prononcuar nëse do donte që Kievi të fitonte luftën.(Fatosi)