Rama: 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht
2024-09-16 14:39:56

Turistët e huaj në Shqipëri (Foto Top Channel)

Turistët e huaj në Shqipëri (Foto Top Channel)

Kryeministri shqiptar  Edi Rama ka bërë të ditur se 8.5 milionë vizitorë kanë vizituar Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë, shkruan rtsh.al.

Sipas tij turistë të shumtë kanë qenë edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, Kina e Japonia,

Sipas kreut të qeverisë, shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë.

"Viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar kryeministri Rama.(Fatosi)