Përmbytjet prej shirave të dendur shkaktojnë viktima në Rumani
2024-09-15 15:33:46

Rumania (Foto Atsh)

Rumania (Foto Atsh)

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Rumani për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë prekur Europën Qendrore dhe Lindore, njoftuan autoritetet lokale, shkruan “ATSH”.

“Katër persona u gjetën të vdekur në rajonin e Galatit, pas operacioneve të kërkimit. Për shkak të reshjeve të dendura kanë ndodhur përmbytje dhe në total në të gjithë vendin dhjetëra persona janë shpëtuar”,- njoftoi Shërbimi i Urgjencës në një deklaratë.

Kryeministri rumun, Marsel Çiolacu, pritet të shkojë në zonat e përmbytura.

Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Austria, Hungaria dhe Rumania janë përgatitur prej së enjtes për kalimin e ciklonit “Boris”.

Shumë evente kulturore janë anuluar për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të jashtëzakonshme. (Irma)