Rita Ora, “arkëtare” në dyqanin “Primark” në Londër
2024-09-15 14:10:01

Rita Ora si arkëtare në Londë (Foto nga instagrami)

Rita Ora si arkëtare në Londë (Foto nga instagrami)

Këngëtarja Rita Ora i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke qëndruar për pak kohë tek arka e dyqanit. Artistja publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregonte momentin kur ajo mori një bejxh nga dyqani “Primark” në Londër me emrin e saj dhe nisi t’iu shërbente klientëve tek arka. Në video shihet Rita Ora duket e buzëqeshur kur përshëndetet me klientët. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare, si me pagesat, por edhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo klient. Të pranishmit në dyqan u befasuan dhe u gëzuan kur mësuan se u kishte shërbyer ylli ndërkombëtar i muzikës, Rita Ora. 

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e këtij momenti. “U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkroi ajo. Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh të stilit modern dhe të përballueshëm nga ana ekonomike nga të gjithë, të cilat kanë qenë të mirëpritura nga fansat, por njëkohësisht edhe klientët e “Primark”.