Ministri Malaj takon ambasadorin e BE-së: Menaxhim financiar transparent për shërbime publike cilësore
2024-09-15 15:56:55

Ministri Malaj (Foto Atsh)

Ministri Malaj (Foto Atsh)

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku u theksua se menaxhimi financiar transparent dhe i përgjegjshëm është kyç për reformën e qeverisjes dhe thelbësor për shërbime publike cilësore dhe rritje të qëndrueshme, shkruan “ATSH”.

Sipas tyre, menaxhimi financiar transparent, synon një ekonomi më të fortë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ambasadori Gonzato bëri të ditur se me ministrin Malaj u diskutua për rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Diplomati europian u shpreh optimist për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në këtë drejtim. (Irma)