Britania e Madhe vendos rregulla ndaj ushqimeve të cilësuara jo të shëndetshme
2024-09-15 16:13:13

foto nga VCG

foto nga VCG

Britania e Madhe do të vendosë rregulla ndaj reklamave të ushqimeve të cilësuara jo të shëndetshme, kryesisht ato “fast food”.

Prej 1 tetorit 2025, reklamat e këtyre produkteve do të ndalohen të transmetohen në televizione para orës 21:00, për të mbrojtur mbi të gjitha fëmijët dhe të rinjtë, objektivi kryesor i ushqimeve të cilat sipas ankesave të mjekëve dhe organeve shëndetësore kërcënojnë shëndetin e njerëzve, shkruan “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Konsumatorët e këtyre ushqimeve kontribuojnë në shumëfishimin e rasteve të obezitetit, ashtu si në shumë vende të tjera perëndimore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Lufta kundër ushqimeve të cilësuara si “të padëshiruara” në Britani filloi sidomos gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Boris Johnson. Nën udhëheqjen e tij, u vendosën disa masa kufizuese për promovimin dhe shitjen e “junk food”, ose pijeve me shumë sheqer.  (Irma)