foto nga VCG
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kundërsulmi i Rusisë në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut ka bërë pak përparime.
“Ata donin të depërtonin atje shpejt. Ne nuk kemi parë ndonjë sukses serioz deri më tani”,- tha presidenti Zelensky.
foto nga VCG
Sipas tij, Rusia synon të vendosë deri në 70.000 ushtarë në këtë zonë, e cila u sulmua nga Ukraina muajin e kaluar në një ofensivë të befasishme, shkruan “ATSH”.
Rreth 40.000 trupa ruse janë tashmë në zonë.
“Ushtria jonë po qëndron heroikisht”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas u shpreh i kënaqur me rezultatet e operacionit të deritanishëm.
foto nga VCG
“Rusia është ndalur në rajonin e Kharkiv dhe avancimi i tyre në rajonin e Donetskut është ngadalësuar”,- tha ai, duke argumentuar se Rusia ishte detyruar të largonte trupat nga ofensivat e saj në Ukrainën veriore dhe lindore për të mbrojtur territorin e saj në Kursk. (Irma)