Mekanike (Foto Atsh)
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se akreditimi është garanci për besueshmërinë dhe sigurinë e çdo industrie, duke kontribuar në një treg më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë, shkruan “ATSH”.
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit po siguron që produktet dhe shërbimet në Shqipëri të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Ministri Gonxhja solli dëshmi të disa prej kompanive të shërbimeve në vend kanë përmirësuar cilësinë përmes akreditimit.
“Laboratori ynë është ndërtuar sipas standardeve ISO 15189 prej më shumë se 10 vitesh. Ky standard përfshin kërkesa specifike për cilësinë dhe kompetencën e laboratorëve cilësore. Akreditimi na ka ndihmuar për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve tona. Akreditimi sipas ISO 15289, jo vetëm përmirëson cilësinë e shërbimeve, por dhe ndihmon laboratorin të jetë më konkurrues dhe i besueshëm”,- u shpreh përfaqësuesi i laboratorit “Genius”.
Ndërkohë edhe shërbimi i kontrollit teknik është një shërbim i akredituar.
“Ky shërbim përmbush të gjitha standardet sipas ISO 17020 që u siguron qytetarëve shërbim sa më cilësor. Akreditimi është një vlerë e shtuar për shërbimet tona”, u shpreh një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Edhe organizata të shumta janë akredituar pranë DPA-së. (Irma)