DASH-i (Foto Diplomacy.state.gov)
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë, shkruan “Panorama”.
Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi.
Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit, të mërkurën më 18 shtator, zv.sekretari amerikan i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Ë. Fernandez, dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, do të japin dhe deklarata gjatë ceremonisë, thuhet në deklaratëne e DASH-it. (Irma)