SHBA nuk ndryshon politikën për armët me rreze të gjatë për Ukrainën
2024-09-15 16:52:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, deklaroi se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e SHBA-së për armët me rreze të gjatë për Ukrainën, shkruan “ATSH”.

Mediet amerikane bënë të ditur se presidenit Joe Biden mund t’i japë Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armët perëndimore me rreze të gjatë brenda territorit rus.

Ukrana nuk përdor armë të furnizuara nga SHBA-ja, por më tepër nga aleatët europianë, si Britania e Madhe, e cila tashmë i ka sinjalizuar SHBA-së synimin e saj për të autorizuar Ukrainën të përdorë raketat e saj me rreze të gjatë “Storm Shadow”.  (Irma)