Holanda (Foto Atsh)
Holanda ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend.
Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, deklaroi se masa do t’i mundësonte qeverisë holandeze që të pezullonte shumë shpejt pjesë të ligjeve ekzistuese për azilin, shkruan “ATSH”.
“Holanda do të ketë rregullat më të rrepta të azilit dhe emigracionit në Europë dhe do të vendosë kontrolle më të ashpra kufitare”,- tha ajo.
Ministrja Faber njoftoi se planifikohet të kufizohet bashkimi familjar, të rritet numri i dëbimeve të shkelësve dhe azilkërkuesve të refuzuar dhe të zvogëlohet mundësia e njerëzve për të apeluar kundër vendimeve gjyqësore.
foto nga VCG
Qeveria gjithashtu dëshiron të paraqesë një kërkesë në Komisionin Europian për t’u lejuar të devijojë nga politikat e BE-së për azilin dhe emigracionin.
“Është koha për një ndryshim drastik të kursit. Ne po marrim masa për ta bërë Holandën sa më jotërheqëse për azilkërkuesit”,- tha Faber. (Irma)