foto nga VCG
Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave që po mbaheshin nga Rusia në një shkëmbim të ri të burgosurish, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan “Panorama”.
Shkëmbimi u mundësua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushtarake të Zbulimit të Ukrainës.
foto nga VCG
“Një kthim tjetër i njerëzve tanë, një objektiv i përhershëm i yni për të cilin ne punojmë pa pushim për ta realizuar. Duhet t’i sjellim në shtëpi të gjithë njerëzit tanë, ushtarë e civilë”,- tha presidenti Zelensky në një postim në “X”, ndërkohë që njoftoi për shkëmbimin me Rusinë.
Shefi i kabinetit të presidentit Zelensky, Andriy Yermak, deklaroi se në një postim në “Telegram” se në mesin e ukrainasve të liruar ishin shtatë civilë si dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Gardës Kombëtare, Policisë si dhe pjesëtarë të Shërbimit Kufitar.
foto nga VCG
Ukraina nuk njoftoi se sa shtetas rusë janë liruar, ndërsa Rusia nuk ka komentuar mbi këtë shkëmbim.
Ky shkëmbim është i dyti qëkur Ukraina nisi sulmin e ndërkufitar në rajonin rus të Kurskut në fillim të gushtit.
Ukraina bëri të ditur se ka kapur të paktën 600 ushtarë rusë gjatë këtij operacioni dhe se përmes tyre do të sigurojë kthimin e ukrainasve të kapur nga forcat ruse. (Irma)