foto nga VCG
Sinoptikanët kanë paralajmëruar ditë me reshje potencialisht katastrofike në Europën Qendrore. Në Austri po përgatiten thasë me rërë.
Shiu i dendur dhe dëbora në male kanë çuar në ndërprerje të udhëtimeve.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, deklaroi se Ushtria është gati të vendosë në dispozicion deri në 1000 personel, nëse është e nevojshme, shkruan “RTSH”.
Në Austri, paralajmërohet për 10-20 cm reshje shiu në shumë rajone brenda pak ditësh. Në disa vende, mbi 20 cm është e mundur, veçanërisht në malet e Austrisë së Epërme dhe të Poshtme dhe në Styrian e Epërme veriore.
Qendra austriake e Paralajmërimit të Stuhive “UWZ” bëri të ditur se në disa zona do të kapërcehen në vetëm pak ditë rekordet e mëparshme për të gjithë muajin shtator.
Rrjeti hekurudhor “OEBB” ka këshilluar të gjithë pasagjerët që të shtyjnë udhëtimet jo urgjente. Një pjesë e linjës hekurudhore Tauern midis Bad Hofgastein dhe Böckstein në provincën e Salzburgut është mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës.
Sipas autoriteteve, prmbytje dhe rrëshqitje dheu janë të mundshme, me erëra të forta që priten në kryeqytetin Vjenë. Organizata e ndihmës “Caritas” ka bërë apel që vullnetarët të ndihmojnë në zonat e prekura.
Problematike është situata edhe në Republikën Çeke dhe në Poloni.
Reshje të dendura të vazhdueshme shiu priten edhe në Bavari të Gjermanisë. (Irma)