Scholz-Tusk (Foto Atsh)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun i tij polak, Donald Tusk, pas kritikave nga Varshava zyrtare mbi planin e Gjermanisë për të vendosur kontrolle të mëtejshme në kufijtë e saj, shkruan “ATSH”.
“Të dy liderët ranë dakord se sfidat e paraqitura nga emigracioni i paligjshëm dhe kontrabanda mund të kapërcehen vetëm në unison dhe e cilësuan thelbësor bashkëpunimin e ngushtë midis partnerëve europianë”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Hebestreit tha se Scholz i dha Tusk shpjegime për masat e reja të politikës së emigracionit të qeverisë së tij, të cilat do të zbatohen nga e hëna në kufijtë e Gjermanisë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.
Kontrollet kufitare janë vendosur tashmë në kufijtë e tjerë të Gjermanisë, përfshirë Poloninë, pavarësisht rregullave të zonës Shengen për lëvizjen e lirë.
Kryeministri i Polonisë i përshkroi planet e Gjermanisë si të papranueshme.
“Një tjetër temë diskutimi ishte shfrytëzimi i emigrantëve nga Bjellorusia, me liderët që ranë dakord për të forcuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Europës”,- theksoi Hebestreit. (Irma)