Pogradeci organizon për herë të parë një festë dedikuar koranit
2024-09-14 17:50:54
Lini ne Pogradec (Foto Atsh)
Për herë të parë në Pogradec do të zhvillohet festa e koranit, peshkut unik të liqenit të Ohrit, në juglindje të Shqipërisë.
Ishte kryeministri Edi Rama ai që e njoftoi këtë event, duke shpërndarë në rrjetet sociale një video gjatë përgatitjeve të festës, shkruan “ATSH”.
“Pogradeci po përgatitet të organizojë për herë të parë një festë dedikuar koranit, peshkut unik të liqenit, mes programit artistik dhe gjithë ç’ofron qyteti liqenor për turistët në këtë fillim vjeshte”,- u shpreh kryeministri Rama.
Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ai shquhet për shijen e tij unike si dhe për vlerat ushqyese. (Irma)
Lajmet Kryesore