Femijet e diaspores (Foto Atsh)
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik, shkruan “ATSH”.
Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.
Në maj të këtij viti u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora shqiptare.
“Me propozimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po ndiqen hapat ligjorë për rregullimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare”,- bëri të ditur ministri Hasani. (Irma)