Shtohet numri i mësuesve ndihmës në shkolla për nxënësit me aftësi të veçanta
2024-09-14 19:18:30
Mesues (Foto Informim.al)
Agjencia për Media dhe Informim njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e vitit të ri shkollor, është rritur me 200 numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta në shkolla, duke shkuar në 2100.
Sipas AMI-së, këta mësues do të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar, duke ndihmuar secilin fëmijë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij.
“Një risi e këtij viti është kthimi i shkollave speciale në qendra burimore, që do të ofrojnë më shumë shërbime të specializuara për nxënësit me nevoja të veçanta”,- thuhet në njoftimin e AMI-së.
Edukimi gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë fëmijët mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. (Irma)
Lajmet Kryesore