foto nga VCG
Shefi për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Izrael. Media izraelite raportoi se Borrell e anuloi vizitën në Tel Aviv pasi ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, refuzoi ta lejonte atë.
Borrell njoftoi planet e tij për të vizituar Izraelin më 14-15 shtator, por Izraeli i kërkoi që ta shtynte atë për në fund të tetorit, që përkon me përfundimin e mandatit të tij në Bruksel, shkruan “RTSH”.
Njoftimi vjen pasi Borrell zhvilloi një tur bisedimesh në Egjipt dhe Liban mbi tensionet aktuale rajonale mbi luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, por nuk ndaloi në Izrael.
Borrell është kritikuar nga Izraeli për thirrjen e tij për vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, për mesazhet e tyre të urrejtjes kundër palestinezëve.
Diplomati europian shprehu zemërimin e tij për sulmet ajrore izraelite në një shkollë të OKB-së, që la dhjetëra të vdekur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës. (Irma)