Kryediplomati amerikan: Izraeli duhet të mbrojë punonjësit humanitarë
2024-09-14 19:37:43
foto nga VCG
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Izraelit të mbrojë punonjësit humanitarë, pasi gjashtë anëtarë të stafit të UNRWA-së u vranë në një sulm izraelit në Gaza.
“Ne duhet të sigurojmë që punonjësit humanitarë të mbrohen dhe kjo është një çështje që ne vazhdojmë ta ngremë me Izraelin”,- deklaroi kryediplomati amerikan gjatë një vizitë në Poloni, shkruan “ATSH”.
Ai mbërrit në Varshavë me tren, pas një vizite në Kiev së bashku me ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy. (Irma)
Lajmet Kryesore