Gjermania përballet me mungesë për mjekë, hedh sytë nga vendet e tjera
2024-09-14 17:35:58
foto nga VCG
Gjermania po përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Qendra Spitalore e Rostockut ka krijuar modelin e sukseshëm të tërheqjes së stafit nga Vietnami që prej vitit 2018.
Qasja e kësaj qendre fokusohet edhe në ndihmën e anëtarëve të rinj të stafit jogjerman që të integrohen pa probleme, shkruan “Panorama”.
Çdo vit, deri në 25 të rinj nga Azia, kryesisht gra, marrin trajnime në këtë qendër. Ajo që është unike është se shumica qëndrojnë në Qendrën Mjekësore Universitare, kryesisht për shkak të programit të rikualifikimit të klinikës, i cili përfshin edhe rregullimin e strehimit, ndihmën me dokumentet dhe ofrimin e kurseve të gjermanishtes që mbulojnë fusha tipike të infermierisë. (Irma)
Lajmet Kryesore